Dhunoi bashkëshorten, arrestohet vlonjati, i cili edhe në Komisariat goditi punonjësit e policisë

Vlora

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet vlonjati, i cili edhe në Komisariat goditi punonjësit e policisë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Policia e Vlorës bën me dije se gjatë orëve të fundit ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, i cili ja ka rënduar vetes akuzat pasi në mjediset e komisariatit ka goditur oficerët e policisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

……….

E. Dh., 39 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në fshatin Roms, Selenicë, në automjetin në pronësin e tij, shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis dhe një fenelinë si ajo që përdoret nga Policia e Shtetit.

……….

Specialistet e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin N.E., 19 vjeç,  banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi në dt.16.10.2020, në aksin rrugor në fshatin Plasë, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen”,  pa leje drejtimi.

……….

U proçedua në gjëndje te lirë shtetasi A.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sattiva.

……….

U proçeduan në gjëndje të lirë shtetasit N. M., 17 vjeç dhe M.P., 15 vjeç, banues në Ksamil, sepse në datë 14.10.2020, në lagjen nr.1 Ksamil , për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin O.K., 16 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat