Vijon aksioni në Vlorë/ Nën hetim dy pronarë lokalesh

Vlora

Vijon aksioni në Vlorë/ Nën hetim dy pronarë lokalesh

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Aksioni i policisë Vlorë vijon ende në qytetin bregdetar, ku kësaj  radhe kanë goditur dy raste të aktivitetit të jashtëligjshëm në fushën e lojërave të fatit.     

Janë sekuestruar 20 pajisje elektronike dhe janë vënë nën hetim dy pronarët e lokaleve.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit

Në lokalin e  E. SH, në lagjen “24 Maji” u gjetën 10 pajisje elektronike dhe në lokalin e A. A, në lagjen “1 Maji”, gjithashtu u gjetën 10 pajisje.

Vlorë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.  Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.     Sekuestrohen 20 pajisje elektronike, procedohet penalisht dy pronarët e lokaleve.  Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e dy rasteve të ushtrimit të aktivitetit të  kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.   Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat