Pasagjerët e linjës Vlorë-Brindizi: Çmimet janë të larta, flemë në dysheme

Vlora

Pasagjerët e linjës Vlorë-Brindizi: Çmimet janë të larta, flemë në dysheme

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 15:34
Porti i Vlorës

Emigrantët shqiptarë që kthehen në atdhe me pushime përmes portit të Vlorës, thonë se çmimi i biletave është i lartë dhe kushtet janë jo shumë të mira.

Pas denoncimit të Ora News përmes një video amatore, dërguar në redaksi nga vet pasagjerët, ku shfaqen shumë prej tyre teksa flenë përtokë, sot udhëtarët pohojnë se ky është një realitet i përvitshëm.

Udhëtar: Ashtu fjeta edhe unë pasi dhoma në traget nuk kishte. Ky është një realitet i përvitshëm. 70 euro personi, 80 euro makina.

Ata shtojnë se biletat janë të shtrenjta dhe kushtet nuk janë optimale.

Udhëtar:  Ne rrimë në një ambient të ndyrë brenda dhe pagesa është shumë e lartë. Marrin jashtë ngarkese. Do iki nga Durrësi.
-Ngaqë kishte fluks të madh gjithmonë ka probleme.

 Të kontaktuar nga Ora News, administratorë të tragetit që bën linjën –Vlorë-Brindizi, thonë se nuk imbarkojnë jashtë kapacitetit, dhe janë vetë pasagjerët që zgjedhin të flenë në dyshemenë e mjetit lundrues.

Sipas tyre, vetëm në fundjavë bëhen dy tragete që bëjnë linjën Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas, për shkak të fluksit të lartë.

Një ditë më parë Ora News publikoi një video të dërguar nga një prej pasagjerëve që udhëtonin nga Brindizi në Vlorë, ku dukeshin dhjetëra persona në traget teksa flinin të shtrirë përtokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat