Ekzekutimi me 4 plumba i tropojanit në Vlorë, dyshime se spiunoi për kanabis sativa

Vlora

Ekzekutimi me 4 plumba i tropojanit në Vlorë, dyshime se spiunoi për kanabis sativa

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 10:30
Dyshimet janë që i riu është vrarë për drogë, kanabis sativa, pasi ai dyshohet se 1 vit më parë ka punuar në një parcelë në Vlorë.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e Fation Sinanit, i cili u qëllua me 4 plumba mbrëmjen e dy dytëve më parë, në lagjen “Partizani”, në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë syri duke ju referuar burimeve të tij brenda policisë, shkruan se tashmë policia ka dalë në një pistë hetimi për sa i përket vrasjes së të riut me origjinë nga Tropoja, i cili jetonte prej 5 vitesh në Vlorë.

Të njëjta burime bëjnë me dije se  dyshimet janë që i riu është vrarë për drogë, kanabis sativa, pasi ai dyshohet se 1 vit më parë ka punuar  në një parcelë në Vlorë.

Deri në këto momente mësohet se është shoqëruar një person në komisariat, por ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat