Humbën në Llogara. 4 turistë u gjetën pas 3 orë kërkimesh - Bota Sot
Humbën në Llogara. 4 turistë u gjetën pas 3 orë kërkimesh

Vlora

E enjte, 15 nëntor 2018

Humbën në Llogara. 4 turistë u gjetën pas 3 orë kërkimesh

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:01
Turistët u shoqëruan nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.

Policia e Vlorës u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë ditën e dielë. Dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerët kishin humbur rrugën.

40 policë, pas 3 orë kërkimesh, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë. Turistët u shoqëruan nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.

4 shtetasit italinë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor, por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test