Djaloshi nga Kosova fiton Kupën në Francë

Volejboll

Djaloshi nga Kosova fiton Kupën në Francë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:27
Gazmend Husaj

Vazhdon paraqitja e shkëlqyer e volejbollistëve tanë në klube të rëndësishme europiane ku ata luajnë. Pas suksesit disa javë më parë të Erblira Bicit, e cila u shpall fituese e Kupës së Italisë me skuadrën e saj të Novarës, është një tjetër kuqezi që arrin një rezultat historik.

Bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares së së Shqipërisë,  djaloshin nga Kosova, Gazmend Husaj. Ai arriti një rezultat të jashtëzakonshëm duke fituar Kupën e Francës me skuadrën e tij Turs.

Ekipi ku luan lideri i Kombëtares kuqezi mposhti në finale Shomont me rezultatin e pastër 3:0 (25:22, 25:13, 25:18) në një sfidë të dominuar totalisht nga Turs.

Kujtojmë që skuadra ku militon Husaj kryeson bindshëm edhe në kampionatin francez ku është e shkëputur me 9 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Montpëlie dhe po marshon e sigurt drejt titullit kampion.

Husaj një nga lojtarët me më shumë eksperiencë të Kombëtares shqiptare u transferua verën e shkuar nga kampionati turk në atë francez dhe kjo lëvizje po rezulton shumë e suksesshme për karrierën e 31-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat