Vllaznia, kampione e re - Bota Sot
Vllaznia, kampione e re

Volejboll

Vllaznia, kampione e re

Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:56
Vllaznia, kampione e re

Vllaznia nga Shkodra është shpallur sot kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja. Skuadra shkodrane fitoi 3:1 në Korçë ndaj Skënderbeut (25:21, 25:19, 21:25, 26:24) në finalen e dytë play off për këtë kategori, duke u shpallur kampione për të reja.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Ana Gjelaj pat fituar 3-0 edhe ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër një javë më parë. Një triumf i merituar i ekipit shkodran, që konfirmohet si skuadra më e mirë e këitj sezoni për të reja.
FSHV përshëndet dy skuadra finaliste për rrugëtimin e bukur deri në finale si dhe përgëzon kampionet e Shqipërisë për këtë triumf, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...