Po përgatitet që një femër të vije në krye të FVK-së? - Bota Sot
Po përgatitet që një femër të vije në krye të FVK-së?

Volejboll

Po përgatitet që një femër të vije në krye të FVK-së?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:15
Po përgatitet që një femër të vije në krye të FVK-së

Volejbolli ka vitet që ka krijuar një stabilitet sa i përket organeve të brendshme të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe nuk kanë më telashe si në të kaluarën.

Abedin Ibrahimi, kryetar i FVK-së, ka krijuar një stabilitet dhe një frymë pozitive.

Raportohet nga disa burime të pakonfirmuara se qysh tash kanë filluar të përgatitet se brenda një periudhe dyvjeçare ose edhe më vonë që të vije një femër në krye të Federatës së Volejbollit të Kosovës, se për kë është fjala nuk jepet emri por merret vesh se dikush po punon që pas largimit të Ibrahimit të provojnë që një ish volejbollistes t’i besohet detyrat e kryetares së FVK-së. 

Megjithatë, nuk është larg mendsh që edhe brenda një periudhe do të publikohet edhe emri i saj. 

Kandidatja e mundshme është brenda FVK-së apo jashtë saj, nuk jepen detaje, por po punohet në këtë drejtim, që FVK-ja të bëhet me një kryetare femër dhe të jetë federata e parë nga sportet kolektive me një femër në krye. Megjithatë mbetet të shihet se a janë spekulime këto, kjo do të dëshmohet në të ardhmen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...