Kadriu: Nuk është korrekte që kampionati të bëhet i pavlefshëm  - Bota Sot
Kadriu: Nuk është korrekte që kampionati të bëhet i pavlefshëm 

Volejboll

Kadriu: Nuk është korrekte që kampionati të bëhet i pavlefshëm 

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:09
Kadriu: Nuk është korrekte që kampionati të bëhet i pavlefshëm 

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se po mundohen sadopak të mbajnë formën e ekipit, që të janë të gatshëm për të vazhduar garat e Superligës së Kosovës në volejboll (femrat). 

“Për momentin situata duket shumë e paqartë, pasi që të gjitha klubet i kanë ndërprere aktivitetet. Megjithatë në po mundohemi që sadopak ta mbajmë formën duke ushtruar në shtëpi sipas planit. 

Unë mendoj që është mirë të gjendet një formule që të zhvillohen garat, pasi që disa klube kanë investuar shumë dhe nuk është korrekte që kampionati të bëhet i pavlefshëm.

Ideja më e mirë është që 4 ekipet e para të luajnë në Play-off,  dhe kështu për 2-3 javë do të përfundonte sezoni”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat