Seminari për trajnerë organizohet nga FVK

Volejboll

Seminari për trajnerë organizohet nga FVK

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:06
FVK mban seminar për gjyqtarë

Federata e Volejbollit në bashkëpunim me Këshillin Profesional, Shoqaten e Trajnerëve dhe Komisionin për Zhvillim, do të organizoj seminar për trajner (online).

Seminari do të organizohet për pesë ditë me radhë duke filluar nga data 9 Maj 2020, nga ora 17:00-18:30. Në seminar do të ligjeëojnë:

Dita e parë 9 Maj - Dr.sc. Bahri Gjinovci
Tema: Volejbolli për fillestarë, metodika e të mësuarit të pasimit me gishtërinj dhe dëbimi i topit me çekan.

Dita e dytë 10 Maj - Dr.ass.Vildane Jashari
Tema: Metodika e të mesuarit të sherbimit, sulmit dhe bllokut

Dita e tretë 11 Maj - Dr.ass. Mimozë Shkodra - Bislimi
Tema: Specializimi i lojtarëve në volejboll

Dita e katërt 12 Maj - Dr.sc. Enver Tahiraj
Tema: Ushtrime fizike specifike për grupmosha të reja; Menaxhimi i situatës reale në "trekëndëshin", trajner-lojtarë-ushtrime (seniorë).

Dita e pestë 13 Maj - prof. Lorik Ilazi
Tema: Përgaditja e skuadrës para dhe gjatë fazës së garave

Seminari do të organizohet në platformen ZOOM.

Për detaje shtesë do të njoftohen me kohë të gjithë trajnerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat