Mehdi Mehmeti shpreh opinionin e tij për formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Volejboll

Mehdi Mehmeti shpreh opinionin e tij për formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:38
Mehdi Mehmeti

Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F (femrat), Mehdi Mehmeti, ka dhënë një opinion të tij se cila mund të janë volejbollistet më të mira në 20 vitet e fundit. Duhet theksuar se anketa për formacionin më të mirë të Kosovës 1999-2019 ka përfunduar para pak ditësh, por Mehmeti vetëm ka dashur të shpreh një opinion të tij sepse ka kohë që nuk ka pasur qasje as në internet  dhe sipas tij, as që ishte në njohuri për asgjë që po ndodhë në vendin tonë. 

“Mendimi im edhe pse nuk kam qenë në njohuri për ketë anketë. Ky është mendimi im për formacionin më të mirë: 
Korrektore: Suzana Reçica
Qendër: Fjolla Shabani
Pranuese: Shemsije Asllanaj
Pasuese: Ganimete Gërbovci
Qendra e dytë: Jehona Berisha
Pranuesja e dytë: Afërdita Sadiku
Korrektore e dytë: Vlora Berisha
Trajneri i parë: Naser Krasniqi
Trajneri i dytë: Lorik ILazi
Trajneri i tretë: Bahri Gjinovci
Trajneri i katërt: Abedin Ibrshimi
Trajneri i pestë: Agron Istogu
Trajneri i gjashtë: Ylli Kadriu

Pa dyshim lojtarja më e mira akoma është Shemsije Asllanaj.

“Për trajner jam bazuar se cili trajner ka fituar më së shumti kampionate dhe kupa të Kosovës. Po edhe jam bazuar edhe te ata trajner te cilit treguan aftësitë e tyre gjatë këtyre viteve. Njëri prej tyre është Bahri Gjinovci i cili njeh volejbollin në thelb dhe përformanca e tij është e njohur prej viteve 2000 sa ishte në klubin tonë. Dy herë sa ishim kampion te Kosovës është edhe merita e tij.

Tani në vitet e ardhshme Bahriu do ti tregoj aftësitë e tij profesionale”, shpreh opinionin Mehmeti. Në fund, duhet theksuar se, Abedin Ibrahimi është zgjedhur trajneri më i mirë në 20 vitet e fundit në bazë të votave që votuan emrat më të spikatur të volejbollit në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”. Ibrahimi kishte fituar 7 me 4 ndaj Naser Krasniqit. Ibrahimi u zgjodh më i miri me votat e profesionistëve!

 

POZITA TRAJNERI
Sipas anketës me 6 trajnerët e Superligës A dhe 8 ish volejbollistet më të mira, ABEDIN IBRAHIMI, është trajneri më i mirë i periudhës 1999-2019.
Renditja

1. Abedin Ibrahimi    7   
2. Naser Krasniqi    4
3. Lorik Ilazi    2
3. Bahri Gjinovci    2
3. Mehmdi Mehmeti    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat