Izel Kahraman: Në fund po shkoj në shtëpi me përshtypje të mira nga Kosova

Volejboll

Izel Kahraman: Në fund po shkoj në shtëpi me përshtypje të mira nga Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:07
Izel Kahraman

Volejbollistja turke Izel Kahraman gjithmonë do ta ketë në zemër mikpritjen bujare të popullit shqiptar të Kosovës, sidomos të klubit të volejbollit M-Technologie nga Prishtina, ku kaloi periudhë të paharrueshme dhe u stolisen me titullin e kampionit të Kosovës.  

Emocionet e saja janë të pakufishme, si për mikpritje, si për organizim, si për kushte nga një klub siç është M-Technologie. Ezel ka përjetuar më të mira në këtë periudhë të vështirë që përballet e gjithë bota me virusin korona.

Ajo në intervistën për gazetën Kombëtare “Bota sot”, shpreh falënderime për presidentin e klubit Rrustem Pacollin, për trajnerin Naser Krasniqin, për bashkëlojtaret dhe për Kosovën.

Izel Kahraman, ka mbush 20 vjet, e cila vjen nga Bursa e Turqisë, që luan në ligën e parë turke në Izmir. Ajo tha se karrierën tani do ta vazhdojë në Turqi.

Image

“Bota sot”: M - Technologie është kampion i ri i Kosovës, si e ndjeni veten?
Izel Kahraman:
Jam shumë e lumtur që me ekipin u bëra kampion, me shoqet dhe stafin tim te trajnerëve. Ne kemi qenë një ekip shumë i organizuar, do të më mungojë të gjithë.  Dhe, M-Technologie meritonte të ishte kampion.  
Ne kemi punuar shumë, nga dy herë në ditë, me një punë mjaft të përkushtuar nga trajnerët dhe kemi pasur sukses. Suksesin ja u uroj të gjithëve.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë në kohë pandemie?
Izel Kahraman:
Koha pandemike, ka qenë gjithmonë e pasigurt.  Ne u kujdesëm të qëndronim në shtëpinë tonë sa më shumë që të ishte e mundur. Kemi ushtruar në kushte shtëpie me program që na i ka dërgu trajneri.

“Bota sot”: Si e sheh volejbollin e Kosovës në përgjithësi?
Izel Kahraman:
Unë mendoj se volejbolli i Kosovës mund të përmirësohet në të ardhmen.  Në përgjithësi, gjithmonë kemi pasur vështirësi të këndshme në vetvete. 
Shpresoj se volejbollit të Kosovës do t’i jepet më shumë vëmendje dhe rëndësi.  Po përparon në një rrugë të mirë të ligës.

“Bota sot”: A keni pasur probleme  apo stres gjatë kësaj kohe të pandemisë?
Izel Kahraman:
Jo nuk kam pas asnjë stres ose problem për të gjitha e kemi pasur kujdesin maksimal nga klubi .

“Bota sot”: A synoni të vazhdoni edhe më tej me klubin prishtinas?
Izel Kahraman:
Dua të luaj në vendin tim sezonin e ardhshëm.  Por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.  Ndoshta shtigjet tona do të kalojnë përsëri dhe do te takohemi përsëri. Ambiciet e mia janë të vazhdoj karrierën në Turqi e pastaj ta shohim.

“Bota sot” Si iu trajtuan për këto muaj në klub, sa jeni e kënaqur me kushte?
Izel Kahraman:
Klubi ka qenë gjithmonë me mua.  Unë gjithmonë isha i lumtur që nuk pësova asnjë negativitet. Në fund po shkoj në shtëpi me përshtypje të mirë nga Kosova, përshëndes të gjitha bashkëlojtarët, trajnerët, mjekun si dhe njeriun më të rëndësishëm presidentin e klubit z. Pacollin. Do të mbaj kujtime të mira nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat