Kryetari i Prishtinës përgëzon KV M - Technologie! Krasniqi: Kemi klubin më të mirë në vend

Volejboll

Kryetari i Prishtinës përgëzon KV M - Technologie! Krasniqi: Kemi klubin më të mirë në vend

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2020 Në ora: 18:30
Kryetari i Prishtinës përgëzon KV M - Technologie! Krasniqi: Kemi klubin më të mirë në vend

Kampionja e Kosovës në volejboll (femrat), M-Technologie nga Prishtina, sot janë pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. 

I pari i kryeqytetit, i ka përgëzuar volejbollistet për suksesin, për titullin e kampionit në edicionin 2019-2020, në kohën më të vështirë, të pandemisë Covid 19.

“Klubi ynë sot ishte i ftuar në zyrën e Kryetarit të Prishtinës, z. Shpend Ahmetit për të na përgëzuar për suksesin e klubit pas triumfit në kampionat dhe arritjes së shpalljes kampion për vitin 2019/2020.

Në takim u diskutua gjendja e përgjithshme aktuale me pandemi dhe nga kryetari morëm përgëzime të mëdha për sakrificën tonë gjatë garave në situatë të vështirë si dhe urimet e përzemërta.

Kryetari që dikur në rini ka qenë anëtar i klubit të volejbollit Universiteti nga Prishtina (bashkëlojtar me trajnerin Naser Krasniqi) premtoj se do ta mbështes klubin edhe në të ardhmen me mundësitë që i ka komuna po edhe ai personalisht”, njofton M-Technologie. 

Nga ana e klubit foli drejtori sportiv dhe njeherit trajneri Naser Krasniqi i cili e falënderoj kryetarin për ftesën e bërë nga ana e tij si dhe falënderimin për mbështetjen e komunës gjegjësisht drejtoratit të sportit me drejtor Fitim Rexhen.

Krasniqi tha se: “E dini se klubi mbështetet nga sponzorimi i kompanisë së mirënjohur “M – Technologie’ dhe presidenti i saj z. Pacolli, të cilëve u jemi mirënjohës sepse kanë bërë të mundur që sot ta kemi klubin më të mirë në vend dhe të kurorëzohemi për herë të 8 me titullin e kampionit, andaj mbesim me shpresë ky bashkëpunim do të vazhdoj me tutje përkundër situatës së vështirë”.

Në fund kryetari i ftoj të gjithë anëtarët e klubit në koktel rasti por gjithmonë duke respektuar dhe zbatuar rregullat e parashtruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat