Fushë Kosova shumë më e mirë se Feronikeli, një set e fiton me 25:2

Volejboll

Fushë Kosova shumë më e mirë se Feronikeli, një set e fiton me 25:2

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 23:15
Fushë Kosova shumë më e mirë se Feronikeli, një set e fiton me 25:2

Klubi i volejbollit Fushë Kosova ka regjistruar fitoren e tretë nga katër takimet e deritashme në Superligën e Kosovës (femrat). 

Vashat e Fushës Kosovës si mysafire e mposhtën me rezultat bindës 3:0 (25:2,25:17, 25:12) Feronikelin nga Drenasi.

Seti i parë ka qenë bindës, 2:25 apo rekord për Kosovë, ndërsa në dy setet e fundit pak më mirë ka luajtur skuadra vendase por që i humbi setet me 17:25, 12:25.

Kryetrajneri i Fushës Kosovës, Istref Elezaj, tha se treguan lojë shumë të mirë dhe i përgëzon vashat për angazhim dhe për fitoren e tretë në kampionat. 

Ai shpreson se do të arrijnë rezultate sa më të mira deri në fund të stinorit vjeshtor.

“Ndeshja u kontrollua qysh nga fillimi nga lojtaret tona, të cilat po vazhdojmë të tregojnë që janë në rrugë të mbarë për rezultate kulminante”, ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat