M-Technologie Prishtina me një strategji kundër Prishtina F

Volejboll

M-Technologie Prishtina me një strategji kundër Prishtina F

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:58
M-Technologie Prishtina me një strategji kundër Prishtina F

M-Technologie Prishtina mobilizohet në çdo aspekt për Prishtina F. për derbin e kryeqytetit që pritet të luhet me 24-25 nëntor, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).

Klubi i volejbollit M-Technologie Prishtina mburret me të arriturat e këtij edicioni, sepse janë në vend të tretë me 14 pikë ose kanë pesë më shumë se rivalja vendore, Prishtina F. e cila renditet në pozitën e pestë pas 6 javëve.   M-Technologie Prishtina nga gjashtë ndeshje ka katër fitore e dy humbje, kurse Prishtina F. 3 fitore e 3 humbje.

Image

Tabelat meshkujt e femrat

Merret vesh se M-Technologie Prishtina po e përgatitë strategjinë për fitore të pastër, 3:0 eventualisht 3:1, për t’i marrë pikët e plota dhe t’i ikin për 8 pikë dallim.

Gjithçka do të shihet në përballjen mes tyre, por M-Technologie Prishtina pretendon se janë më të mirë dhe pa asnjë frikë e presin përballjen, madje vlerësojnë siç merret vesh, se i din pikat e dobëta te Prishtina F. Synimi i M-Technologie Prishtina është që t’i tregojnë rivales se kush është shefi për kryeqytet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat