30 vjet nga rënia e Ali Ajetit

Aktuale

30 vjet nga rënia e Ali Ajetit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 07:14
Ali Ajeti

Veprimtari i çështjes shqiptare, Ali Ajeti, ishte vrarë më 30 maj 1989 në luftë me forcat serbe në fshatin Shtedim të Besianës.

Sot shënohet përvjetori i 30-të i vdekjes së Ajetit, i cili u lind në fshatin Laberion (ish Sfeçël) të komunës së Besianës. Ai qysh herët u nis rrugës së lirisë dhe ishte i dalluar në aktivitetet për çlirimin e vendit.

Ngjarjet historike dhe demonstratat e vitit 1981, Aliun do ta gjejë të angazhuar me gjithë qenien e tij me grupet e studentëve, në aktivitetet për të cilat ishte angazhuar që në fillim. Ali Ajeti ishte nga veprimtarët politik që i kishin dhënë emër kërkesave të shqiptarëve në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981 e 1982 me demonstratat masive.

Ali Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për të u sakrifikuar për lirin e Kosovës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkiste “Çështjes Kombëtare”.     

Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt “Çeta e Llapit” . Para 27 vitesh dëshmori i kombit Ali Ajeti u bë theror lirie dhe i dha emrin ditës. Ali Ajeti ishte sinonim i trimërisë, i devotshmërisë për atdheun, i vetëmohimit, përkushtimit dhe sakrificës. Ai që nga rinia e hershme e tij ishte përcaktuar për luftë të pa kompromis kundër pushtuesit dhe nuk u ndal asnjëherë. Nga rruga e lirisë nuk mundën ta ndalin as burgjet, as ndjekjet, as vuajtjet as rreziqet.

Nga rruga e lirisë e ndalën plumbat e policisë vrastare të okupatorëve para 27 viteve. Armiqtë, me plumba e ndalën jetën e tij, por jo idealin e tij – çlirimin e Kosovës. Ali Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për tu sakrifikuar për lirin e Kosovës.

Më 30 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim të Besianës. Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla në fshatin e lindjes në Laberion aty ku i mori mësimet e para. Po ashtu emrin e tij e mbajnë edhe rrugë, shoqata humanitare, kulturo-artistike, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat