Ish-punëtorët e “Rilindjes” me protestë kërkojnë realizimin e 20 përqindëshit

Aktuale

Ish-punëtorët e “Rilindjes” me protestë kërkojnë realizimin e 20 përqindëshit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:34
Ish-punëtorët e “Rilindjes”

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja”, sot kanë protestuar para objektit të tyre të dikurshëm për të kërkuar realizimin e 20 përqindëshit për punëtorët dhe njohjen e stazhit të punës.

Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli duke kërkuar realizmin e kërkesave të tyre për 20 përqind dhe stazhin e punës, theksoi në vazhdimësi janë duke u injoruar nga institucionet përkatëse.

Bekolli tha se e drejta e tyre për kompensim vetëm për pallatin “Rilindja”, janë mbi 3 milionë euro për punëtorët, ndërsa për 20 përqindëahin nuk ka ndonjë shumë të caktuar.

“Kërkesa jonë e dytë përveç 20 përqindëshit është edhe kërkesa për njohjen e stazhit të punës. Punonjësit të cilët kanë punuar edhe gjatë kohës okupimit dalin në pension me 100 euro. Prandaj, kësaj radhe dëshirojmë që të tërheqim vëmendjen e opinionit publik dhe të institucioneve nëse mund t’i quajmë tonat, për faktin se këto në vazhdimësi i kanë diskriminuar dhe vazhdojnë edhe sot ta na injorojnë”, theksoi Bekolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat