KQZ-ja merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

Aktuale

KQZ-ja merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

Nga: A.SH. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i përbërë nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Violeta Salihu dhe Yıldıray Bayrami, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve që po mbahet në Turqi.

Forumi organizohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Republikës së Turqisë dhe mbledh rreth 60 përfaqësues të institucioneve zgjedhore dhe organizatave të ndryshme nga 25 shtete, përcjell Bota sot.

Sipas KQZ-së, qëllimi i këtij aktiviteti është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në administrimin e zgjedhjeve, si dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave ndërmjet institucioneve përkatëse.

Gjatë dy ditëve të forumit, diskutimet janë përqendruar në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, bashkëpunimin e institucioneve zgjedhore me mediat dhe publikun, si dhe përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, delegacioni i KQZ-së ka zhvilluar edhe takime me përfaqësues të institucioneve zgjedhore nga vende të ndryshme, me të cilët ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Po ashtu, përfaqësuesit e KQZ-së janë takuar në një sesion të veçantë edhe me kryetarin e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Serdar Mutta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat