Koreja e Jugut shënon numër më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga muaji mars

Azia

Koreja e Jugut shënon numër më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga muaji mars

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Koreja e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 583 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), numër më i lartë njëditor që nga muaji mars.

Sipas të dhënave nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, me infeksionet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Korenë e Jugut ka shkuar në 32.318.

Po ashtu brenda 24 orëve të fundit u regjistruan dy viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 515 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Më 6 mars, Koreja e Jugut regjistroi 518 raste të reja të koronavirusit. Më vonë në muajin gusht, vendi regjistroi 441 raste të reja në një ditë të vetme.

Që nga 8 nëntori, numri i rasteve njëditore të koronavirusit ka vazhduar të rritet përsëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat