Zyrtari izraelit: Bota duhet të na falënderojë për vrasjen e shkencëtarit iranian

Azia

Zyrtari izraelit: Bota duhet të na falënderojë për vrasjen e shkencëtarit iranian

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:33
Ilustrim

Një zyrtar izraelit që nuk ka dashur të identifikohet, tha se bota duhet ta falënderojë Izraelin për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fahrizadeh. Vendi nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për vrasjen.

Një zyrtar izraelit i tha New York Times se armët bërthamore iraniane do të përbëjnë një kërcënim për të gjithë botën.

Zyrtari, i cili, sipas një raporti të një gazete, ka qenë i përfshirë në monitorimin e Fahrizadeh për vite me radhë, deklaroi se Izraeli do të vazhdojë të marrë të gjitha hapat e nevojshëm kundër programit bërthamor të Iranit.

Bruck Rydell, një studiues në Institutin Brookings dhe një ish zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), i tha të njëjtës gazetë se Izraeli tregon një nivel të jashtëzakonshëm të aftësisë për të sulmuar njerëz të rëndësishëm në territorin e armikut.

“Është e paprecedentë. Dhe nuk ka shenja kundërshtimi efektiv nga iranianët”, tha Rydell.

Ai beson se Izraeli ka përdorur lidhje të ngushta me fqinjët e Iranit, siç është Azerbajxhani, për të monitoruar dhe rekrutuar operativë. Ai vlerësoi se dronët izraelitë të përdorur nga Azerbajxhani në konfliktin e fundit me Armeninë, janë ndoshta një aspekt i kësaj marrëdhënieje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat