Pacienti godet me grusht infermieren që po i bënte tamponin, përfundon në burg

Azia

Pacienti godet me grusht infermieren që po i bënte tamponin, përfundon në burg

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Pamje nga video

Një pacient në Kinë ka goditur me grusht infermieren që po i bënte tamponin, pasi ishte i dyshuar me koronavirus.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e ngjarjes.

Pas incidentit burri tha në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës dhe nga nervozizmi e goditi infermieren.

Policia gjithashtu ka njoftuar se burri është penduar për këtë veprim.

Megjithatë, ai duhet të paguajë 38 euro, dhe do qëndrojë në burg për shtatë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat