Zyrtarët e Indisë po hetojnë një sëmundje misterioze

Azia

Zyrtarët e Indisë po hetojnë një sëmundje misterioze

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:02
Ilustrim

Zyrtarët në Indi po hetojnë shkakun e një sëmundjeje të paidentifikuar, e cila dërgoi në më shumë se 140 njerëz të shtruar në spital gjatë fundjavës.

Pacientët, nga Eluru në Andhra Pradesh, kishin një gamë të gjerë të simptomave nga të përzierat deri në alivanosje pa ndjenja, thanë mjekët.

Një numër shtretërish në Spitalin Qeveritar Eluru janë çliruar në rast se nevojiten. Sëmundja vjen ndërsa India vazhdon të luftojë me pandeminë e coronavirusit. Mediat lokale kanë shkruar se pacientët janë testuar për coronavirus, të gjitha rezultuan negativ, raporton bbc.

Ministri i Shëndetësisë i Andhra Pradesh, Alla Kali Krishna Srinivas tha se mostrat e gjakut nuk gjetën ndonjë provë të një infeksioni viral.

Sidoqoftë, opozita e qeverisë, partia Telugu Desam, ka bërë thirrje për një hetim mbi incidentin, duke këmbëngulur se ndotja ishte shkaku i sëmundjes misterioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat