Jemeni kërkon që rebelet Huthi e mbështetur nga Irani të cilësohen organizatë terroriste

Azia

Jemeni kërkon që rebelet Huthi e mbështetur nga Irani të cilësohen organizatë terroriste

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Jemen

Jemeni i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të përshpejtojë përfshirjen e grupit rebel Huthi të mbështetur nga Irani në listën e terrorizmit.

Zv/presidenti i Jemenit, Ali Mohsen Saleh, dje në kryeqytetin e Arabisë Saudite u takua me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, David Schenker.

Sipas agjencisë së lajmeve Saba, zv/presidenti Saleh gjatë takimit akuzoi grupin Houthi për sulmet e kryera me raketa balistike dhe dronë mbi qytetet e Jemenit, si dhe në Arabinë Saudite fqinje.

"Sjellja e grupit Houthi e vë bashkësinë ndërkombëtare në një pozicion për t'iu përgjigjur kërkesave popullore, politike dhe ligjore për të ndëshkuar grupin dhe për ta vendosur atë shpejt në listën e terrorit", tha Saleh.

Nuk kishte asnjë koment nga grupi Houthi rreth këtyre deklaratave.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Houthit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona përballen me rrezikun e urisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat