Japonia do të ofroj ekspert të lidhjeve për të ndihmuar beqarët të gjejnë fatin e jetës

Azia

Japonia do të ofroj ekspert të lidhjeve për të ndihmuar beqarët të gjejnë fatin e jetës

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:30

Japonia është shteti me feritilitetin më të ulët në botë.

Që nga viti i ardhshëm, në Japoni do të krijohet nga shteti ekspert kompjuterik të lidhjeve romantike që të iu ndihmojnë qytetarëve të gjejnë një partner të duhur, shkruan “BBC”.

Kjo vjen pasi që shteti është vendi me fertilitetin më të ulët në botë.

Në dëshpërim nga shifrat e ulëta të lindjeve, ata duan të përdorin metodat e vjetra të shumë shekujve më parë për të bashkuar njerëzit.

Vitin e kaluar Japonia pati numrin më të ulët të lindjeve të regjistruar me vetëm 865 mijë foshnja.

Shteti ka krijuar fondin prej pothuajse 20 milionë dollarësh që të ndihmoj beqarët të gjejnë një partner.

Gjetja e këtyre partnerëve do të bëhet përmes një lloj inteligjence artificiale, që do të analizoj personat e ndryshëm për të gjetur partnerët e duhur për secilin person.

Disa sisteme ekzistuese janë në funksion, mirëpo si pasojë e kritereve si të ardhurat dhe mosha, rezultatet nuk kanë qenë edhe shumë të suksesshme.

Ata shpresojnë se një sistem më i sofistikuar do të ketë rezultate më pozitive.

Japonia ka pasur rreth 128 milionë banorë në vitin 2017, mirëpo me shkallën e lindshmërisë aq të ulët dhe që vazhdimisht është në rënie, deri në fund të këtij shekullit, Japonia do të ketë vetëm 53 milionë banorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat