Kina konfirmon ndalimin e punonjëses së Bloomberg

Azia

Kina konfirmon ndalimin e punonjëses së Bloomberg

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Flamuri kinez

Ministria e Jashtme e Kinës ka konfirmuar se një punonjëse kineze e Bloomberg News është arrestuar nën dyshimin për aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Zëdhënësja e ministrisë, Wang Wenbin, tha asistentja editoriale, Haze Fan, është aktualisht nën hetim dhe se "të drejtat dhe interesat e saj legjitime janë plotësisht të garantuara".

Javën e kaluar Bloomberg tha se nuk ishte e mundur të kontaktohej me punonjësen, Haze Fan, që nga 7 dhjetori dhe se është siguruar vetëm informacioni për ndalimin e saj.

Informacioni u sigurua pas disa kërkesave drejtuar Qeverisë në Pekin dhe Ambasadës kineze në Uashington.

Bashkimi Evropian dhe shoqata e gazetarëve të huaj në Pekin kanë lëshuar deklarata duke shprehur shqetësime lidhur me ndalimin e Fan.

Zëdhënësja Wenbin tha se BE-ja duhet "të respektojë sovranitetin gjyqësor të Kinës dhe të ndalojë së bëri vërejtje të papërgjegjshme".

Pekini lejon qytetarët e tij të punojnë si përkthyes, studiues dhe asistentë për organizatat e huaja të lajmeve, por i ndalon ata të punojnë si gazetarë të regjistruar me të drejtën për të raportuar në mënyrë të pavarur.

Kina ka qenë prej kohësh një nga vendet që ka burosur më së shumti gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat