Vendi më i ftohtë në Kinë, aty ku ena e ujit të nxehtë që hidhet në ajër shndërrohet menjëherë në akull

Azia

Vendi më i ftohtë në Kinë, aty ku ena e ujit të nxehtë që hidhet në ajër shndërrohet menjëherë në akull

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Kinë

Banorët e një fshati në Kinë për ta dokumentuar sesa ftohtë është atje gjatë dimrit, ata kanë hedhur një enë me ujë të nxehtë në ajër që sa hapë e mbyll sytë shndërrohet në akull.

Pamjet mbresëlënëse të këtij momenti janë publikuar në internet, ku pikat e ujit shndërrohen në kristale të akullta.

Bëhet fjalë për Mohe në Kinë, ku temperaturat arrijnë në minues 44.3 gradë celsius dhe konsiderohet si vendi më i ftohtë në Kinë – pasi edhe temperatura më e ulët që ndonjëherë është regjistruar në këtë vend – arrinte në termometër në minus 52.3 gradë.

Fundjavën e kaluar, banorët e këtij vendi me gëzim u zgjuan nga gjumi me qëllim që të krijojnë dizajne të ndryshme, duke hedhur në ajër enë me ujë të nxehtë që menjëherë merrte forma të ndryshme të akullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat