S’është Pfizer, India në negociata me kompani të tjera për nisur vaksinimin në Janar

Azia

S’është Pfizer, India në negociata me kompani të tjera për nisur vaksinimin në Janar

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

India është një nga vendet më të goditura nga COVID-19, por zyrtarë të lartë kanë treguar se vaksinimi  i qytetarëve mund të fillojë në Janar.

Disa zyrtarë të lartë kanë deklaruar për BBC se ka disa kompani janë në garë për të dërguar vaksinën në këtë vend, pasi kanë aplikuar më herët për përdorim emergjent.

Programi i vaksinimit synon që të jenë të prodhuara më shumë se 300 milionë doza deri në muajin Gusht të vitit 2021.

Edhe pse të gjitha vendet që kanë autorizuar vaksinën po bashkëpunojnë me kompaninë Prizer, në Indi po mendohet që të merret vaksina britanike e AstraZeneca apo me Covax, por dhe një vaksinë tjetër që po testohet nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore.

Deri tani India ka regjistruar gati 10 milionë raste COVID-19, dhe më shumë se 144,000 vdekje që nga nisja e pandëmië.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat