Lindin binjakët siamezë në Jemen, mjekët kërkojnë ndihmë urgjente për operimin e tyre

Azia

Lindin binjakët siamezë në Jemen, mjekët kërkojnë ndihmë urgjente për operimin e tyre

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Lindin binjakët siamezë

Doktorët në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa kanë bërë thirrje urgjente për të shpëtuar jetën e dy binjakëve siamezë, që lindën ditën e mërkurë.

Kreu i spitalit al-Sabeen, ku edhe dy djemtë kishin lindur, deklaroi se ata ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe se kishin nevojë për një ndërhyrje urgjente.

Aeroporti i Sanaa ka pezulluar çdo udhëtim, duke vështirësuar kurimin e tyre jashtë vendit.

Image

Deri më tani garant për t’i ndihmuar binjakët siamezë ka dalë vetëm një qendër e ndihmës së shpejtë nga Arabia Saudite.

Mjekët kërkojnë ndihma të posaçme sepse sipas tyre as spitali, por as vendi nuk kanë mundësitë infrastrukturore për operimin dhe kurimin e tyre.

Kryeqyteti i Sanaas është nën mbikqyrjen e rebelëve Houthi, që janë prej vitesh në luftë me një kolicion militar saudit. Vitin që kaloi një çift binjakësh siamezë ndërruan jetë për shkak të voneses në kurimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat