'Jo maska'! Personeli i avionëve udhëzohet të mbajë diçka tjetër si masë kundër Covid-19

Azia

'Jo maska'! Personeli i avionëve udhëzohet të mbajë diçka tjetër si masë kundër Covid-19

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
Një nga ato sugjerime – që udhëzonte personelin të mbajë pelena që të mos kenë nevojë të përdorin banjën – ka çuditur jo pak njerëz

Ndërsa pandemia e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, zyrtarët e transportit në të gjithë botën kanë kërkuar mënyra për të mbajtur të sigurt pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e avionëve.

Më 25 nëntor, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) publikoi udhëzime të reja për industrinë e linjave ajrore të vendit që mbikëqyr.

Dokumenti, i titulluar Udhëzime Teknike për Parandalimin dhe Kontrollin Epidemik për Linjat Ajrore, përmban këshilla rreth praktikave më të mira të higjienës për t’u kryer në aeroplanë dhe në aeroporte.

Por një nga ato sugjerime – që udhëzonte personelin të mbajë pelena që të mos kenë nevojë të përdorin banjën – ka çuditur jo pak njerëz.

Në udhëzues këshillohet ekuipazhi i kabinës që në fluturimet nga vendet me rrezik të lartë të mbajnë “maska mjekësore, doreza mjekësore të disponueshme me dy shtresa, syze, kapele, veshje mbrojtëse dhe mbulesa këpucësh”.

Fjalia tjetër thotë: “Rekomandohet që anëtarët e ekuipazhit të kabinës të mbajnë pelena të disponueshme dhe të shmangin përdorimin e tualeteve, për të shmangur rreziqet e infeksionit”.

Këshilla të tilla mund të duken dramatike, por nuk është sekret që tualetet mund të jenë vendi më i rrezikshëm për marrjen e infeksionit në avion. Në gusht, një grua që udhëtonte nga Italia në Korenë e Jugut u infektua me koronavirus gjatë udhëtimit të saj dhe fakti që ajo përdori tualetin, i vetmi vend ku nuk e mbajti maskën, u cilësua si burimi i mundshëm i infeksionit.

Dizajni i tualeteve në aeroplan ishte një temë shqetësuese para Covid-19, por pandemia ka përqendruar përpjekjet për të gjetur zgjidhje të reja. Kompania ajrore japoneze ANA njoftoi në fillim të këtij viti se po provonte një prototip të një dere pa dorezë.

Ndërkohë, Boeing aplikoi me sukses për një patentë të një “tualeti vetë-pastrues” që do të përdorte dritën UV për të pastruar 99.9% të mikrobeve të tualetit pas çdo përdorimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat