​Indi: Pothuajse 1.7 milion njerëz vdiqën nga ndotja në vitin 2019

Azia

​Indi: Pothuajse 1.7 milion njerëz vdiqën nga ndotja në vitin 2019

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Indi

Pothuajse 1.7 milion njerëz vdiqën nga ndotja në Indi në vitin 2019, që është pothuajse 18% e të gjitha vdekjeve.

Një raport i botuar në revistën mjekësore Lancet thotë se ndotja në Indi ka çuar në rritje të sëmundjeve si kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, goditja në tru, diabeti, çrregullimet neonatale dhe sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat kanë vrarë miliona njerëz, raporton e përditshmja britanike "Guardian".

Sipas të dhënave, vdekjet e lidhura me ndotjen në Indi janë në rritje nga 1.24 milion në vitin 2017, në 1.67 milion në vitin 2019.

Kryeqyteti i Indisë, Nju Delhi, është shpesh qyteti më i ndotur në botë gjatë dimrit, i rrethuar nga smog i trashë dhe grimca toksike në ajër që shkojnë deri në 500 për qind më të larta se nivelet që Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron të shëndetshme.

Sipas një raporti të fundit mbi cilësinë e ajrit, gjashtë qytete indiane janë ndër 10 më të ndoturat në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat