Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës pritet të arrijë sivjet 4.9 trilionë dollarë

Azia

Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës pritet të arrijë sivjet 4.9 trilionë dollarë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve të Kinës parashikohet të arrijë në 32 trilionë juanë (rreth 4.9 trilionë dollarë) këtë vit, 30 për qind më shumë se në vitin 2015, raportoi Agjencia e Lajmeve Xinhua të shtunën, duke cituar të dhëna nga Ministria e Tregtisë.

Gjatë periudhës së Planit 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), u konsolidua statusi i Kinës si një vend i madh në tregtinë e mallrave dhe vlera e mallrave të importuara dhe eksportuara nga Kina gjatë kësaj periudhe arriti në 60 milionë juanë në minutë, bëri të ditur Ministria.

Nga janari në shtator, tregtia e jashtme kineze arriti për herë të parë rritje këtë vit. Nga janari në tetor, ajo u shtua 1.1 për qind, ndërsa gjatë 11-mujorit të parë 1.8 për qind. Në nëntor, eksportet e vendit u rritën me 21.1 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ministria e Tregtisë tha se Kina mbetet importuesja e dytë më e madhe me mbi 230 partnerë tregtarë në botë. Tarifat e përgjithshme të importit ranë me 2.3 pikë përqindjeje, duke arritur në 7.5 për qind, ndërsa përqindja e importit të mallrave të konsumit u rrit me 2.8 pikë përqindjeje, 10.6 për qind më shumë. Tregu kinez e ka çuar qarkullimin e shumë markave të huaja përsëri në nivelet paraepidemike.

Përveç kësaj, pjesa e importeve dhe eksporteve të Kinës në tregun ndërkombëtar është rritur më tej. Nga viti 2016 deri në 2019-n, norma mesatare vjetore e rritjes së tregtisë së mallrave të Kinës arriti në 7.5 për qind, 1.9 pikë përqindjeje më e lartë se ajo e tregtisë globale.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, pjesa e Kinës në tregun ndërkombëtar do të përmirësohet më tej këtë vit, duke e tejkaluar nivelin më të lartë historik prej 13.8 për qind të arritur në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat