Japoni, ish-ministri i transportit humb jetën nga COVID-19

Azia

Japoni, ish-ministri i transportit humb jetën nga COVID-19

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Ligjvënësi japonez dhe ish-ministri i Transportit, Lawmaker Yuichiro Hata u konfirmua se ka vdekur nga COVID-19.

Ligjvënësi japonez dhe ish-ministri i Transportit, Lawmaker Yuichiro Hata u konfirmua se ka vdekur nga COVID-19, duke u bërë deputeti i parë në vend që iu nënshtrua sëmundjes, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ligjvënësi Yuichiro Hata, 53-vjeçar, nga partia kryesore e opozitës Partia Demokratike Kushtetuese e Japonisë (CDPJ), i cili gjithashtu është djali i ish-kryeministrit Tsutomu Hata, vdiq në spitalin ku u referua për testin PCR.

Yukio Edano, udhëheqësi i CDPJ, shprehu pikëllim dhe trishtim për humbjen e Hata-s.

Sipas Kyodo, deri më tani, pesë ligjvënës japonezë kanë dalë pozitivë për koronavirusin.

Japonia ka regjistruar 3.152 vdekje nga COVID-19 ndërsa mbi 184.500 persona janë shëruar nga sëmundja. Ka pasur më shumë se 223 mijë raste të konfirmuara në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat