Alarm në Kore të Jugut, regjistroi më tepër vdekje se lindje

Azia

Alarm në Kore të Jugut, regjistroi më tepër vdekje se lindje

Më: 4 janar 2021 Në ora: 08:44
Kore e Jugut

Koreja e Jugut ka regjistruar më tepër vdekje sesa lindje brenda vitit 2020. Është hera e parë që në Kore të Jugut brenda një viti regjistrohen më tepër të vdekur sesa lindje, raporton BBC.

Për jug-koreanët ky është një alarm që edhe ashtu ka nivelin më të ulët të lindjeve në botë.

Vetëm 275.880 foshnja janë lindur vitin e kaluar, një rënie prej 10 për qind për dallim nga viti 2019. Ndërkohë vdiqën 307.764 persona.

Shifrat kanë shtyrë Ministrinë e Brendshme që të bëjë thirrje për “ndryshime rrënjësore” të politikave të saj.

Rënia e numrit të popullatës shkakton ngarkesë te shteti. Pos rritjes së kërkesave në sistemin shëndetësor dhe po ashtu të pensioneve, ulja e numrit të rinjve po ashtu çon te ulja e numrit të forcës punëtore dhe ka ndikim direkt në ekonomi.

Muajin e kaluar, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, prezantoi disa politika me synim për t’iu adresuar numrit të ulët të lindjeve, përfshirë edhe stimulime me të holla për familjet.

Sipas skemës së re, nga vitit 2022, çdo fëmijë i lindur do të ketë një bonus prej 2 milionë won (1.850 dollarë), ndërsa do të ketë edhe një pagesë mujore prej 300 mijë won (277 dollarë) derisa të mbushë një vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat