Kim Jong-un ndalon zhargonin ‘Jugor’ jo-gramatikor në mesazhet e tekstit, kërcënon adoleshentët me ‘gulagë’

Azia

Kim Jong-un ndalon zhargonin ‘Jugor’ jo-gramatikor në mesazhet e tekstit, kërcënon adoleshentët me ‘gulagë’

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:30
Kim Jong-un

Raportimet e fundit nga Korea e Veriut thonë se me rritjen e komunikimeve të shkuara online dhe versioneve koreano-jugore apo të papërshtatshme të gjuhës së mjeteve elektronike, udhëheqësi komunist Kim Jong Un ka vendosur të ndalojë përdorimin e fjalëve jo-gramatikore apo zhargonit të rrugës nga adoleshentët e vendit.

Duke iu referuar fjalëve që janë bërë tashmë të kudondodhura në komunikimet elektronike koreano-veriore si  “saranghaeyeong” (të dua), “chal-ka” (shihemi), “bye-bye”, apo “ty” (shkurtim i versionit anglisht i ‘thank you’), autoritetet thanë se do të inspektojnë komunikimet dhe shkelësit do të dërgohet në ‘gulagët e tmerrshëm’.

Këto të fundit janë burgjet famëkeqe të ideuara nga regjimi stalinist i BRSS për të burgosurit politikë.

Kim Jong-un raportohet se ka thënë se adoleshentët që përdorin “gjuhë perverse” në komunikimet online do të përfundojnë në gulag, dhe ka nisur një ligj të ri për të bërë që të rinjtë “socialistë” të vendit “të mësohen” me fjalët e përshtatshme që përdoren në “Korenë demokratike”.

Ligji është miratuar në dhjetor për eliminimin e “gjuhës së teksteve”, sipas të cilit zyrtarët mund të kontrollojnë mesazhet e qytetarëve për të parë nëse përdorin zhargon.

Një prind i paemëruar koreano-verior që kishte folur me revistën japoneze Rimjingang, duke thënë se edhe gjuha e “tyre e lojës” mund t’i fusë në telashe me qeverinë.

“Fushata ka si objektiv mesazhet e tekstit në celularë. Tashmë celularët janë përhapur kudo dhe adoleshentët po përdorin frazat koreano-jugore në mesazhet e tyre, si për shembull ‘saranghaeyeong’ (të dua), ‘chal-ka’ (shihemi), ‘bye-bye,’ apo ‘ty’ në anglisht. Tashmë nëse gjenden fjalë të tilla në celular, zotëruesi do të dyshohet se shikon filmat koreano-jugorë”.

Në një dokument zyrtar të Koresë së Veriut thuhej: “Ne kemi paralajëmruar vazhdimisht kundër këtij fenomeni. Të rinjtë e të rejat nuk duhet të përdorin gjuhën e ‘kukullës së Amerikës’ (Korea e Jugut) kur flasin me njëri-tjetrin”.

Mediat e huaja janë të ndaluara në Korenë e Veriut por shumë programe koreano-jugore futen ilegalisht në formë dixhitale me USB ose DVD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat