Ministri indonezian konfirmon se avioni Boeing me 62 pasagjerë është rrëzuar në Gjirin e Xhakarta

Azia

Ministri indonezian konfirmon se avioni Boeing me 62 pasagjerë është rrëzuar në Gjirin e Xhakarta

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:57
Foto

Ministri i transportit të Indonezisë ka konfirmuar se avioni i linjave Sriwijaya Air me më shumë se 60 pasagjerë në bord është përplasur sot në Gjirin e Xhakarta.

Avioni po udhëtonte nga kryeqyteti indonezian Xhakarta drejt Pontianak në provincën perëndimore të Kalimantan dhe humbi kontaktet pak pas ngritjes mëngjesin e sotëm.

Ministri i transportit Budi Karya Sumadi tha se avioni ishte përplasur në një ishull të gjirit me 62 njerëz në bord, duke përfshirë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Më herët mediat thanë se avioni mbante në bord 56 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Shërbimet vendore të kërkim shpëtimit thanë se mbetje të avionit ishin gjetur në Gjirin e Xhakarta.

Ato shtonin se fluturimi SJ182 “u zhduk në rreth 3500 metra lartësi rreth 4 minuta pasi ishte ngritur nga Xhakarta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat