Indonezi, shtohen viktimat e tërmetit

Azia

Indonezi, shtohen viktimat e tërmetit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Tërmeti i javës së kaluar në Indonezi e rriti mbi 80 bilancin e viktimave, ndërsa mendohet se të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën gërmadhat e ndërtesave.

Lëkundjet me magnitudë 6,2 sipas shkallës Rihter sheshuan të premten në datën 15 janar godinat në ishullin e Sulauezit.

Ndërtesat e ulëta dhe të paktën një nga spitalet e qytetit bregdetar, Mamuxhu, u shndërruan në grumbuj betoni e çeliku brenda pak sekondave.

E vetmja qendër mjekimi që i rezistoi lëkundjeve tani po u shërben të mbijetuarve të nxjerrë nga rrënojat, të gjymtuar apo me lëndime më të lehta.

“Kërkimet i nisim në vendet që mbajnë erë të keqe, duke përdorur nuhatjen tonë dhe të qenve për të dalluar trupat. Ekskavatorët po na ndihmojmë të futemi më në thellësi të gërmadhave,” u shpreh Kustang Firman, anëtar i grupit të zjarrfikësve.

“Kur gjej kufoma, qaj, por qaj përbrenda, jo gjatë detyrës. Duhet të tregohem i fortë,” tha Marizal Majid një tjetër anëtar i ekipit të shpëtimit.

Deri tani 18 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e banesave.

Operacionet e kërkimit i kanë vështirësuar reshjet e shiut.

Përpos tërmetit, fatkeqësi të tjera natyrore si shirat sezonalë, rrëshqitjet e dheut në ishullin Java apo aktivizimi i vullkanit Semeru javën e shkuar u morën jetën gati 30 banorëve në Indonezi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat