Në Izrael janë infektuar me COVID 317 qytetarë pasi janë vaksinuar

Azia

Në Izrael janë infektuar me COVID 317 qytetarë pasi janë vaksinuar

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:55
Ilustrim

Në Izrael, 317 pacientë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pasi janë vaksinuar.

Izraeli konsiderohet një nder vendet “kampion” për sa i përket vaksinimit të qytetarëve pasi ka arritur 2.84 milionë ose 30.5% të popullsisë të vaksinohet.

Ata fillimisht kanë nisur fushatën e vaksinimit me Pfizer ndërkohë kanë aprovuar edhe Moderna, por dozat e saj pritet të mbërrijnë në vend në mars.

Numri total i infektimeve në Izrael nga koronavuris ka shkuar 631,226, ndërkohë që ai i viktimave është 4,671 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat