Gruaja e Kim Jong-un nuk është parë në publik tash e një vit – Frika për mirëqenien e saj rritet

Azia

Gruaja e Kim Jong-un nuk është parë në publik tash e një vit – Frika për mirëqenien e saj rritet

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:27
Gruaja e Kim Jong-un

Gruaja e liderit suprem te Koresë së veriut nuk është parë që nga 25 janari i 2020, shumë mendojnë se ajo mund të jetë ekzekutuar nga burri i saj.

Gruaja e Kim Jong-un nuk është parë në publik tash e një vit, dhe disa ekspertë mendojnë se mund të jetë si shkak i pandemisë së koronavirus.

Mirëpo jo të gjithë janë kaq optimist, disa mendojnë se ajo është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj që është i njohur për mizorinë e tij.

Image

Ri Sol-ju, 32 vjeçe, është martuar me liderin suprem në vitin 2009. Ajo është parë për herë të fundit me 25 janar 2020 bashkë me bashkëshortin e saj në performacën anuale e vitit të ri lunar.

Gjatë vitit të fundit edhe diktatori ka qenë prezent në shumë pakë evente si pasojë e pandemisë, prandaj duke konsideruar që ajo është nënë është e kuptueshme që ajo mund të jetë duke shmangur daljet për të mbrojtur fëmijët e vetë.

Mirëpo shumë frikësohen për mirëqenien e saj, pasi që është e ditur për të gjithë se sa lehtë është të hidhërosh ose të ofendosh liderin e Koresë së veriut.

Informatat për Sol-ju janë shumë të pakta, dhe thuhet se ajo ka studiuar në Kinë këndim, dhe gjatë një performance ajo i kapi syrin liderit.

Ajo vjen nga një familje elitare, dhe gjyshi i saj ka qenë drejtuesi i ushtrisë koreane dhe forcave ajrore.

Sol-ju u bë e njohur për publikun si gruaja e diktatorit në vitin 2012, edhe pse ata ishin martuar në vitin 2009.

Ajo besohet të ketë 3 fëmijë, por nuk është konfirmuar kurrë nga Korea e veriut. Fëmija i tyre i parë është djalë dhe është lindur në vitin 2010.

Ajo ka lindur një vajzë në vitin 2013 dhe një fëmij tjetër në vitin 2017, por nuk është  e ditur gjinia e fëmijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat