Japonia vendos të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për një muaj tjetër

Azia

Japonia vendos të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për një muaj tjetër

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Japonia është e vendosur të zgjasë një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe rajone të tjera edhe për një muaj, duke kërkuar të mbajë nën kontroll një shpërthim të rasteve me COVID-19 edhe kur numri i rasteve ditore ka filluar të bie.

Sipas medieve të huaja, kryeministri Yoshihide Suga pritet të njoftojë zyrtarisht zgjatjen për deri më 7 mars gjatë ditës, pas një rekomandimi nga një panel ekspertësh i përgjigjes ndaj coronavirusit.

“Numri i rasteve të reja të coronavirusit po bie, por duhet ende kujdes”, u ka thënë gazetarëve Katsunobu Kato, sekretari kryesor i kabinetit, para se të mblidhej paneli.

Kato shtoi se spitalet mbetën të plota dhe shkalla e vdekjeve nuk kishte rënë.

Ndryshe, Japonia ka raportuar një total prej pak më pak se 392,000 rastesh me COVID-19, duke përfshirë pak më shumë se 5,800 vdekje.

Ndërkohë Tokio raportoi 556 raste të reja me COVID-19 vetëm të martën.

Qeveria muajin e kaluar vendosi një gjendje emergjence njëmujore për 11 zona, duke përfshirë Tokion dhe prefekturat fqinje si dhe qytetin perëndimor të Osaka, për të luftuar valën e tretë dhe më vdekjeprurëse të coronavirusit në vend.

Përkundër këtyre, Suga dhe qeveria e tij mbeten të vendosur për të pritur Lojërat Olimpike të shtyra 2020, të planifikuara aktualisht për korrik-gusht, me gjithë “ringjalljen” e virusit në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat