Ushtria bllokon Facebook

Azia

Ushtria bllokon Facebook

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Mianmarit ka bllokuar qasjen në Facebook, disa ditë pasi ushtria përmbysi qeverinë demokratike me anë të një grushti shteti. Autoritetet kanë bërë të ditur se platforma e mediave sociale, e cila është e vetmja qasje në internet në Mianmar do të bllokohet për hir të stabilitetit.

Gati 53 milion njerëz të Mianmarit përdorin Facebook. Zyrtarët e rrjetit social janë shprehur se autoritetet duhet të zhbllokojnë atë në mënyrë që njerëzit në Mianmar të mund të komunikojnë me familjet dhe miqtë e tyre.

Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit ka deklaruar se platforma e mediave sociale do të bllokohet deri në 7 Shkurt.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres i ka kërkuar të gjitha vendeve të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund grushtit të shtetit në Mianmar, si dhe të rivendoset rendi kushtetues.

Vendet perëndimore e kanë dënuar grushtin e shtetit, por përpjekjet në Këshillin e Sigurimit për të arritur një pozicion të përbashkët dështuan ndërsa Kina kundërshtoi. Kina është një nga pesë anëtarët e përhershëm me të drejtë vetoje në këshill.

Pekini ka kohë që ka luajtur një rol në mbrojtjen e vendit dhe ka paralajmëruar që nga grushti i shtetit sanksionet ose presioni ndërkombëtar do t’i përkeqësojnë gjërat.

Deri më tani një pjesë e madhe e njerëzve kanë protestuar në rrugë për të kërkuar lirimin e lideres së vendit. Në internet, shumë ndryshuan fotografitë e tyre të profilit në ngjyrën e kuqe, në mbështetje të partisë që përfaqëson Suu Kyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat