Mbi 5 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze në Turqi

Azia

Mbi 5 milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze në Turqi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Ilustrim

Turqia ka vaksinuar më shumë se 5 milion njerëz me dozën e parë të vaksinës kineze të Covid-19 të zhvilluar nga kompania Sinovac. Fushata e vaksinimit ka nisur një muaj më parë, tregojnë të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.

Ankaraja filloi vaksinimet në 14 janar, fillimisht me punonjësit shëndetësorë dhe të moshuar. Deri të enjten pasdite, më shumë se 5.2 milion njerëz kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave.

Rreth 900,000 prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, kishin marrë një dozë të dytë, raporton Reuters.

Turqia ka në plan të vaksinojë mësuesit gjatë këtij muaji, ndërsa planifikon rihapjen mbarëkombëtare të shkollave në 1 mars.

Presidenti Tajip Erdogan tha të mërkurën se Turqia do të fillojë një kthim gradual në jetën normale në mars. Turqia, e cila ka një popullsi prej 82 milion banorësh, ka raportuar më shumë se 2.6 milion infeksione dhe rreth 27,000 vdekje nga Covid-19 që nga marsi i vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat