Koreja e Jugut: Dënojmë shtypjen e dhunshme që ushtarët dhe policia përdorin ndaj protestuesve

Azia

Koreja e Jugut: Dënojmë shtypjen e dhunshme që ushtarët dhe policia përdorin ndaj protestuesve

Më: 7 mars 2021 Në ora: 06:18
Mianmar

Për dhunën që po ushtrojnë forcat e sigurisë ndaj protestuesve në Mianmar ka reaguar edhe Koreja e Jugut. Presidenti i Koresë së Jugut ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Presidenti Moon Jae-in, në një postim në median sociale tha se duhet të përfundojë menjëherë dhuna kundër protestuesve paqësorë në Mianmar.

“Dënojmë shtypjen e dhunshme që ushtarët dhe policia përdorin ndaj protestuesve si dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve kryesisht të lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi”.

Përfaqësuesja speciale e OKB-së për Mianmarin, Christine Schraner Burgener u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që së bashku të kalojnë në veprim kundër ushtrisë së Mianmarit e cila zbaton dhunë ekstreme ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat