Izraeli planifikon të vaksinojë me Pfizer adoleshentët pas miratimit nga FDA

Azia

Izraeli planifikon të vaksinojë me Pfizer adoleshentët pas miratimit nga FDA

Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:28
Ilustrim

Israeli planifikon që t’ua bëjë vaksinën e Pfizer Inc/BioNTech për koronavirusin fëmijëve të moshës 12-15 vjeçare.

Qeveria e vendit do të nisë vaksinimin tek këto grupmosha pas marrjes së një miratimi nga FDA ndërsa ministri i shëndetësisë deklaroi se prodhuesi ka bërë të ditur se vaksinat është  e sigurt dhe efektive.

Yuli Edelstein tha: “Lajmërimi i Pfizer është lajm i shkëlqyeshëm. Nuk ka gjë më të rregullt sesa një aprovim i shpejtë i më shumë prokurimeve të vaksinave (nga Izraeli), në mënyrë që ne mund të jemi të gatshëm të vaksinojmë menjëherë pas miratimit të FDA.”

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Pfizer njoftoi se vaksina e prodhuar prej tyre është e sigurt dhe shumë mbrojtëse për fëmijët e moshës 12-15 vjeç. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat