Minmari rrezikon luftë civile

Azia

Minmari rrezikon luftë civile

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:34
Foto

Përplasjet kundër grushtit të shtetit në Mianmar rrezikojnë të përshkallëzojnë në një luftë civile.

Diplomatët i bënë thirrje të mërkurën Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërhyjë shpejt, qoftë edhe me ushtri, për të ndalur dhunën dhe abuzimin e të drejtave të njeriut.

Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën në demonstratat e përditshme që prej 1 shkurtit, dhe të tjerë janë arrestuar arbitrarisht.

” Ka rrezik të madh që situata në Mianmar të përkeqësohet duke implikuar edhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare,” deklaroi Barbara Uduord, përfaqësuesja e Britanisë që dikur e kishte Mianmarin koloni të vetën.

Kina, aleatja kryesore e Mianmarit në OKB, u shpreh kundër idesë së sanksioneve ndaj liderëve ushtarakë të vendit.

Autoritetet birmane nuk janë tërhequr nga gjithë presioni ndërkombëtar.

Dhjetëra qytetarë marshuan të enjten rrugëve të Jangonit duke kënduar me tri gishtat lart, si simbol të rezistencës për demokraci.

“Disa njerëz po i trajtojnë protestuesit si kriminelë. Ashtu duhen trajtuar forcat e sigurisë që po krijojnë gjithë trazirat. Na vjen keq për heronjtë e rënë dhe protestuesit që ende luftojnë me ushtrinë, por ne nuk ndalemi.”

Në Mianmar veprojnë disa grupe të armatosura të cilat kontrollojnë kryesisht rajonet kufitare.

Disa nga këto grupe etnike kanë paralajmëruar se do i bashkohen protestës kundër komandës ushtarake që mori me forcë pushtetin ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat