Korrupsion, mashtrim dhe shkelje besimi, vijon gjyqi për Netanyahun

Azia

Korrupsion, mashtrim dhe shkelje besimi, vijon gjyqi për Netanyahun

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:52
Benjamin Netanyahu

Pas zhvillimit të zgjedhjeve kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu rikthehet në gjykatë ku akuzohet për korrupsion.

Netanyahu, i cili mohon akuzat, mbërriti në Gjykatë duke biseduar në heshtje me avokatët ndërsa mbështetësit dhe kritikët e tij në të njëjtën kohë protestonin para ambienteve të Gjykatës.

Netanyahu, i cili akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit e ka përshkruar veten si viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht.

Seanca dëgjimore vjen ndërsa presidenti i vendit takon parlamentarët për të pyetur se kë do mbështesin për të formuar qeverinë e ardhshme, pasi zgjedhjet e disa javëve më parë nuk prodhuan një fitues të vetëm.

Nevojitet një koalicion në të kundërt për të pestën herë në dy vite vendi shkon sërish në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat