Covid-19 mbërrin në Everest

Azia

Covid-19 mbërrin në Everest

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:33
Everest

Covid-19 mbërrin në majën më të lartë në botë, në Everest. Rasti u identifikua vetëm disa javë pasi mali u rihap për alpinistët pas një viti mbylljeje.

Alpinisti norvegjez, Erlend Ness ishte izoluar në spital për tetë net për shkak të virusit. Përhapja e Covid-19 është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë te të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit.

“BBC” raporton se alipinisti nuk dihet se ku mund t’a kishte marrë virusin, por dyshimet e para janë se ai mund të jetë infektuar në një nga shtëpitë e çajit përgjatë Luginës së Khumbu.

Ness u dërgua në dy spitale të ndryshme në kryeqytetin Kathmandu dhe tre herë doli pozitiv për virusin. Qindra alpinistë të huaj pritet të provojnë ngjitjen këtë sezon pranveror, pasi shpatet u mbyllën për shkak të pandemisë.

Përveç të ardhurave më të gjera nga turizmi, Nepali fiton 4 milion dollarë duke lëshuar leje ngjitjeje në Everest çdo vit. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Nepal duhet të paraqesin një raport negativ Covid, të marrë brenda 72 orëve nga fluturimi i tyre i parë. Pasagjerët me variante të reja Covid do t’i nënshtrohen 10 ditëve shtesë të karantinës në hotel. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat