Harrohet pandemia në Kinë, pikat e njohura turistike tejmbushen me vizitorë

Azia

Harrohet pandemia në Kinë, pikat e njohura turistike tejmbushen me vizitorë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:16
Kina

Kina e ka festë publike nga 1 deri në 5 maj dhe për këtë arsye këtë fundjavë dhjetëra miliona njerëz udhëtuan nëpër vend.

Rreth 265 milionë udhëtime pasagjerësh janë parashikuar zyrtarisht gjatë kësaj periudhe dhe sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, gjatë dy ditëve të fundit, numri i udhëtimeve të pasagjerëve ka tejkaluar nivelet para-pandemike dhe rekordet e thyera.

Mediat kineze sot kanë publikuar pamje që tregojnë turma njerëzish në vendet e njohura turistike si Muri i Madh, Sheshi Tienanmen dhe Liqeni Hangzhou Perëndimor. Shumë njerëz mund të shihen me maska vënë edhe pse ky nuk është një rregull i detyrueshëm. Në shumë site kërkohen tashmë teste negative për Covid-19 në mënyrë që të lejohet hyrja.

Kinezët janë përgjithësisht të bindur se ekziston rrezik i kufizuar i një shpërthimi të mundshëm epidemik, duke qenë se vendi nuk ka raportuar ndonjë rast të ri të transmetuar në mënyrë komunitare prej disa ditëshZjarr në një spital në Indi, 18 të vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat