Një tubacion shtetëror izraelit i naftës goditet në sulmin e Hamasit

Azia

Një tubacion shtetëror izraelit i naftës goditet në sulmin e Hamasit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 00:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një raketë e nisur nga Rripi i Gazës goditi një tubacion nafte në pronësi të një kompanie shtetërore izraelite të martën, konfirmoi një zyrtar izraelit i energjisë për Reuters.

Një video-raportin e Kanalit 12 izraelit Keshet Media Group tregon një flakë që shpërthen nga një rezervuar nafte afër qytetit mesdhetar Ashkelon, në jug të Tel Aviv.

Përplasjet e përgjakshme midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë dhe të paktën 30 vetë janë vrarë në ditët e fundit në Gaza dhe Izrael.

Militantët palestinezë thonë se ata hodhën rreth 130 raketa në Tel Aviv të Izraelit pasi autoritetet ushtarake izraelite shkatërruan një ndërtesë në Rripin e Gazës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat