Tentuan të kalojnë kufirin/ Forcat izraelite qëllojnë në drejtim të protestuesve libanezë

Azia

Tentuan të kalojnë kufirin/ Forcat izraelite qëllojnë në drejtim të protestuesve libanezë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese, disa protestues pro-palestinezë.

Demonstruesiit libanezë, që protestonin pro Palestinës ishin duke kaluar kufirin nga Libani për në Izrael në momentin kur u qëlluan.

“Pak më parë, tanket e IDF qëlluan për të paralajmëruar një numër protestuesish të cilët kaluan nga Libani në territorin e Izraelit,” shkruajnë në një postim në Twitter Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe i vunë zjarrin zonës përpara se të ktheheshin në territorin e Libanit”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat