Gazetarja e Al Jazeera: Izraeli ka paralajmëruar se do të na bombardojë brenda një ore

Azia

Gazetarja e Al Jazeera: Izraeli ka paralajmëruar se do të na bombardojë brenda një ore

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Gazetarja dhe producentja e mediumit Al Jazeera, Linah Alsaafin, ka bërë të ditur se shteti i Izraelit ka dhënë një “paralajmërim” se do ta bombardojë ndërtesën ku ndodhen zyret e këtij mediumi dhe kanaleve të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza.

Sipas gazetares Alsaafin, Izraeli do ta bombardojë këtë ndërtesë brenda një ore ndërsa bën të ditur se kolegët e tyre tashmë janë evakuuar nga ndërtesa.

“Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar” ka shkruar Alsaafin në Twitter.

Image
Postimi i gazetares
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat